Një makinë Lamborghini, e cila kushton 250 mijë paund është zhdukur në mënyrë të mistershme. Kompania thotë se kjo makinë luksoze u mor me qera nga një grua irlandeze rreth 40 vjeçe me një kartë identiteti e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.
Gruaja tha se do të shkonte me makinë në Strasburg për një takim, por makina është gjurmuar duke udhëtuar nga Zvicra në Londër.
Kompania tha se ditën e dielë, nga gjurmimi i GPS makina u pa në një park në Tottenham dhe më pas u zhduk.
Drejtori menaxhues i kompanisë që jep makina me qera dhe se kjo është një humbje e madhe, duke shpresuar që kompania e sigurimeve të paguante.
“Policia britanike nuk ka bërë ende asgjë”, tha drejtori menaxhues i kompanisë.
“Ne ofrojmë 5 mijë franga zvicerane për këdo që gjen automjetin”, tha ai.
Gruaja që mori makinën me qera kishte lënë si garanci 2500 franga zvicerane, rreth 2 mijë euro dhe kartën e identitetit.
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...