Kosovarët jo rrallë herë shprehi gëzimin e tyre përmes armëve, ndërsa shumë herë e kanë pësuar të pafajshmit. Njëjtë ndodhi edhe mbrëmë gjatë një dasme në fshatin Tërnje të Suharekës ku nga të shtënat e pakontrolluar janë plagosur tri femra.
Policia e rajonit të Prizrenit, gjegjësisht zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Hazir Berisha ka dhënë detaje për lajmi.net se si ka ndodhur ky rast.
“Mbrëmë rreth orës 22:38 minuta, në një dasmë në fshatin Tërnje të Suharekës, nga të shtënat e pakontrolluara nga dy armë të zjarrit: njëra kallashnikov dhe tjetra pistoletë, tri femra kanë marrë plagë”, ka thënë Berisha.
Berisha njoftoj se viktimat janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor, njëra nga viktimat është përcjellë në QKUK në Prishtinë, ndërsa gjendja e kësaj të fundit nuk dihet.
“Janë bastisur katër shtëpi, gjatë kontrollit janë gjetur dy armë zjarri një kallashnikovë dhe një pistoletë, disa fishek dhe disa gëzhoja”, ka thënë ai.
Më tutje, ai tha, se janë arrestuar dy meshkuj në cilësi të personave të dyshuar, për të cilët dyshohen se kanë konsumuar elemente të disa veprave penale. Më urdhër të prokurori të Shtetit, janë ndaluar në ambientet e stacionit policor në Prizren.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...