Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar dje dy zyrtarë policorë (një toger dhe një rreshter nga Stacioni Policor në Gjilan) lidhur me arratisjen e një personi të privuar nga liria deri sa ishte nën përkujdesjen e tyre.
Arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore pas të cilave me vendim të Prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personit te privuar nga liria” nga neni 407 i KPRK-së.
IPK si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore ka rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e suspendimit edhe për 30 ditë për dy zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...