Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit e kanë mandatuar koalicionin PAN për formimin e qeverisë.
Institucionet e Kosovës, sipas Beqës do të formohen brenda afatevë kushtetuese. Beqa ka thënë se çështja e numrave është e kryer. Megjithatë, ai ka thënë se do të dëshironte një koalicion më të gjerë për shkak të sfidave q e presin vendin.
“Ne i kemi votat. Unë i besoj z. Haradinaj. Ai madje i ka nënshkrimet e deputetëve qe do ta votojnë. LDK e VV besoj do të jenë opozitë konstruktive”, ka thënë Beqa në një debat në televizionin publik
Beqa ka folur edhe për reformën zgjedhore. Sipas tij, Kosova do të ishte mirë t’i ketë 7 zona zgjedhore.
Ai ka thënë se është obligim i deputetëve qe të arrijnë konsensus për tema të mëdha. Deputetët thotë Beqa duhet të vihen mbi interesa personale.
Kryetari i degës se PDK-së në Gjakovë ka thënë se VV-ja po e njeh presidentin dhe institucionet e simbolet vetëm atëherë kur i duhen asaj.
Ndërsa, ka shtuar se presidenti Thaçi është njeriu më i votuar në Kosovën e pasluftës.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...