“Sot kemi zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Kështu kam marrë vesh se ndalesa për operatorët turistik nuk ka qenë e fokusuar tek kosovarët, por për të gjithë. Kjo ka ardhur për shkak se bashkia ka vendosur që t’u jap mundësi shtëtitje turistëve, nëpër qendrën e qytetit”
Sylë Ukshini, i ngarkuar me punë ambasadori në Shqipëri, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ndalesa për qarkullimin dhe dnaljen e autobusëve nëpër qendër të Durrësit nuk vlen vetëm për autobusët e Kosovës.
Ai ka deklaruar se ka një keqkuptim dhe keqinformim për këtë cështje, pasi ajo ndalesë vlen për të gjithë operatorët të cilët duan të ndalen në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit.
“Sot kemi zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Kështu kam marrë vesh se ndalesa për operatorët turistik nuk ka qenë e fokusuar tek kosovarët, por për të gjithë. Kjo ka ardhur për shkak se bashkia ka vendosur që t’u jap mundësi shtëtitje turistëve, nëpër qendrën e qytetit”.
“Është e vërtetë se ka pasur operatorë që kanë qarkulluar, por ata nuk janë ndalur. Ata kanë vazhduar në destinacionet e tyre, për dallim nga të tjerët që kanë tentuar që të bëjnë një apo më shumë ndalesa”.
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...