Shteti grek ka vendosur t’i heqë nënshtetësinë kryetarit aktual të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Vendimi është firmosur nga ministri i brendshëm grek, Panos Skurletis, ndërsa është botuar edhe në fletoren zyrtare.
Athina zyrtare thotë se vendimi bazohet në nenin 17 të ligjit për shtetësinë, sipas të cilit shtetësia greke hiqet në rastet kur personi që jeton në një vend të huaj, vepron pro atij vendi dhe kundër interesave të Greqisë, raporton TCH.
Burimet thonë se për këtë vendim ka ndikuar ai që njihet “Lobi i Himarës”, një rrymë ekstremiste që kundërshton dialogun e barabartë mes dy vendeve sovrane dhe që i kërkon Athinës të mbajë qëndrime radikale në çështjet dypalëshe.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova