Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë “PriFilmFest” i cili u prit dhe vazhdon të shikohet me shumë entuziazëm, ka hasur në disa parregullësi, shkruan arbresh.info
PriFilmFest, ka filluar me 13 korrik, ku u bë hapja zyrtare në Teatrin Kombëtar, me filmin “T’padashtun”, do të shfaqë filma vendor e ndërkombëtarë, deri me 20 korrik 2017.
Por, ajo çka nuk shkon ka të bëjë pikërisht me filmat.
Filmi, “Land” ose në shqip “Toka” nga Iber Deari ku festivali e quan si premierë kosovare është shfaqur vitin e kaluar në DokuFest, kjo i bie nuk është premierë, madje është film që po hyn ne vitin e dytë si realizim dhe PriFilmFest dëshiron të mbajë kurorën për premiera.

Madje, “Land” hyn në kateogorinë e filmave të shkurtër dhe PriFilmFest ka të bëjë me filma të metrazhit të mesëm dhe të gjatë, si thonë edhe ata.

Poashtu, edhe filmi “Daja (The Uncle)” nuk është premierë kosovare edhe pse festivali e quan atë.
Ky film është shfaqur në Gjakovë në vitin 2014 në “Shqip Film Fest” dhe si realizim po mbush më shumë se katër vite, që zakonisht festivalet e famshme pranojnë filmat me kriterin që nuk kanë më shumë se dy vite.

Gjithsesi vëmendja për këtë festival është shumë e madhe, duke e ditur se do të shfaqen rreth 80 projekte filmike, shtatë nga të cilat janë projekte botërore./arbresh.info
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...