Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë publicisti dhe redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi.
Lajmin për vdekjen e publicistit e dha vajza e tij, këngëtarja e njohur Besiana Mehmedi, shkruan Magazina.al
Ajo përmes rrjeteve sociale, njoftoi familjarët dhe miqtë për vdekjen e babait.
Qani Mehmedi ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “ Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “ Rilindja”.
Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.
Aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...