Në të përditshmen britanike “Daily Mail” është publikuar një artikull i pazakontë i cili flet për një re me një formë të çuditshme.
Sipër një qendre tregtare në Zambia u shfaq një siluetë e çuditshme që ka tmerruar të gjithë të pranishmit.
Të gjithë spektatorët në qendrën Mukuba në Kitwe, filluan ta fotografonin të mahnitur dhe të trembur njëkohësisht. Në pamje të parë duket sikur figura po vështronte qendrën tregtare.
Në foto duket trupi i stërzgjatur i një njeriu dhe koka e tij është drejtuar për para. Gjatësia e figurës së çuditshme mendohet se i kalon 100 metrat.

Materiali i ngjeshur e i zi që formonte renë e çuditshme dukej sikur të ishte bërë nga një material ndryshe nga ajri i reve.
Figura qëndroi në qiell për më shumë se 1 orë e gjysmë dhe shumë persona menduan se ishte një siluetë e Zotit dhe filluan t’i faleshin, ndërsa të tjerë u larguan menjëherë.
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...