Mary Ann Bevan është quajtur si gruaja më e shëmtuar në botë, por pas shëmtisë se saj ka një të vërtetë të madhe.
Deri në moshën 29- vjeçare ajo jetoi në Londër, ku punoi si infermiere dhe pati katër fëmijë me burrin e saj. Gjithçka do të shkonte mirë për Mary deri ditën që burri i saj u nda nga jeta.
Pas vdekjes së tij Mary nisi të vuante nga dhimbje të shpeshta koke dhe të padurueshme.
Më pas i filluan dhimbjet e muskujve, pastaj filluan duke i shtrembëruar gjymtyrët dhe fytyra. Mjekët zbuluan se ajo vuante nga një çrregullim, i cili njihet me emrin acromegaly.
Ky çrregullim bën që gjymtyrët dhe fytyra të deformohen. Në ato vite në Angli mbahej edhe konkursi “Gruaja më e shëmtuar” dhe shpërblimi ishte goxha i madh. Mary fitoi atë vit dhe kështu i mbeti përgjithmonë titulli gruaja më e shëmtuar në botë./ JOQ.al




Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...