Zëvendëskryeministri i Qeverisë në shkuarje Ramiz Kelmendi ka kërkuar heqjen e doganës për të gjitha produktet nga SHBA.
“Ne jemi miq me ta andaj kjo shumë pak ndikon në buxhet kështu që rrit bashkëpunimin me SHBA”, ka thënë ai.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se kjo duhet të bëhet në formë të një udhëzimi administrativ me një grup punues nga ministritë përkatëse.
“Ka gjasa të reagojnë prodhuesit vendor duke thënë se u rritet konkurenca mirëpo gjatë dy javëve mund të ulemi dhe të bisedojmë”, ka thënë ai.
Edhe ministri Memli Krasniqi ka thënë se duhet të ulen e të bisedojnë për tregti të lirë me një nga vendet më të mëdha në botë.
“Ne e duam Amerikën por duhet të mendojmë kujt po i bëjmë konkurrencë e kush po përfiton. Nëse këtu hyn edhe mishi i pulës atëherë fermerët duhet ti mbyllin fermat. Kështu që të ulemi dhe të bisedojmë për këtë”, ka thënë ai./Arbresh.info.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...