Guangzhou Evergrande thuhet se ka paralajmëruar Barcelonën që të paguajë klauzolën e lirimit të Paulinhos prej 40 milionë eurosh ose të harrojë nënshkrimin e mesfushorit brazilian.
Mesfushori brazilian, Paulinho, është njëri nga të pëlqyerit e drejtuesve katalunas për ripërtëritjen e mesit të fushës.
Një transferim të tij nuk e duan vetëm drejtuesit Blaugrana, por edhe shoku i tij te kombëtarja e Brazilit, Neymari.
Sipas Sport, Barça tashmë ka ofruar 25 milionë euro për Paulinhon, me dy milionë euro tjera bonuse, por Guangzhou e ka bërë të qartë se vetëm 40 milionë euro do të bënin që ta lirojnë atë.
Tani mbetet për t’u parë nëse katalanasit do të ndajnë një pjesë të tillë të konsiderueshme të buxhetit të tyre tek ish-lojtari i Tottenham Hotspur apo do të fokusohen tek ndonjë futbollistë tjetër.

Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...