Përmes një komunikate për shtyp, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se e dënon ashpër intervenimin brutal të Policisë së Kosovës ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së, që po protestonin në magjistralen Prishtinë – Han i Elezit.
“Moskujdesi i shtetit të Kosovës ndaj veteranëve të luftës, dhe margjinalizimi i tyre tash po shfaqet edhe përmes shtypjes konkrete të tyre duke i sulmuar dhunshëm me polici, pra në vetmen gjuhë që e di kjo qeveri kur përballet me pakënaqësi qytetare. Në të njëjtën kohë kur zyrtarët qeveritar, duke u thirrur në emër të UÇK-së po e gllabërojnë secilën pasuri publike për vete, e kanë rritur brutalitetin ndaj pikërisht atyre ushtarëve të UÇK-së që po angazhohen e të gjithë ushtarëve dhe vlerave të luftës”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Në fund të kësaj komunikate, Vetëvendosje thotë se mbështet kërkesat e drejta të veteranëve.
“Qytetarët e Kosovës kanë plotësisht të drejtë dhe shumë arsye që të protestojnë kundër kësaj nëpërkëmbje të vazhdueshme të qytetarëve dhe degradimit të shtetit”.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj