Istogu shënon 16 vjetorin e çlirimit

17:34 | 20 Qershor 2015
M. A.

Komuna e Istogut, sot ka shënuar 16 vjetorin e çlirimit ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Në fakt, aktivitetet kanë nisur dy ditë më parë me hapjen e ekspozitës në hollin e shtëpisë së kulturës ku pjesë e kësaj ekspozite ishin nxënës të shkollave fillore të Komunës së Istogut duke paraqitur kështu krijimet e tyre që u çmuan lart nga të pranishmit.

Manifestimet për shënimin e çlirimit të Istogut vazhduan sot me homazhe dhe vendosjen e kurorave me lule tek Lapidari i Dëshmorëve në Qendër të qytetit në Istog dhe vendosjen e luleve tek varri i ish kryetarit të Komunës së Istogut Fadil Feratit, raporton koha.net.

Të gjitha aktivitete do të përfundojnë me turnirin në futboll të vogël turniri do të mbahet në poligonin e gjimnazit “Haxhi Zeka “ne Istog dhe pjesë e këtij turniri do të jenë të rinj të Komunës së Istogut.

Me rastin 20 Qershori Ditës se Çlirimit të Istogut Kryetari Rugova ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut.

“Kjo datë është nder data me të rëndësishme për Istogun, ku kujtojmë të gjithë ata dëshmorë dhe martirë që dhanë jetën për këtë ditë që ne po e gëzojmë sot. Me këtë rast uroj të gjithë qytetarët e Istogut për kontributin e dhënë në mënyra të ndryshme gjatë kësaj periudhe 16 vjeçare”, u shpreh Kryetari Rugova.

Shpërndaje në rrjete sociale