Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, që do të mbahen më 21 qershor.
Gjatë ditës së shtunë delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka dhe në përbërje të anëtarëve Ilir Gashi, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Eshref Vishi dhe Ergit Qeli, janë pritur në takim nga kryetarja znj. Lefterije Luzi dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.
Gjatë këtij takimi, në emër të KQZ-së së Kosovës, kryetarja Daka uroi që dita e nesërme të përmbyllet suksesshëm. “Ne urojmë që dita e nesërme të jetë sa më e mbarë dhe të arrihet qëllimi që zgjedhjet të jenë të suksesshme”, tha kryetarja Daka.
Ndërkaq, kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Luzi falënderoi Komsionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës që i është përgjigjur ftesës për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u dakordua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve edhe në të ardhmen.
Në ditën e zgjedhjeve anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë prezentë në disa qendra të votimit për të përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...