Anëtari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi ka folur për Ndertimi.info në lidhje me një peticion i cili ka është publikuar nga aktivisti Yll Rugova dhe qytetarë tjerë të Prishtinës.
Në thelb të këtij peticioni është se plani arkitektonik i projektit të xhamisë që planifikohet të ndërtohet nuk përkon me planin e caktuar nga komuna për atë lagje, kështu që kanë kërkuar ndërrim plani.
Por, gjasat që të ndodhë një gjë e tillë sipas Resul Rexhepit janë ZERO dhe të kota, por që mund të rezultojnë me diçka jo të mirë për ta.
‘Ne kemi ndjekur një procedurë jashtëzakonisht transparente dhe qytetarët sidomos të kryeqytetit kanë pasur mundësinë të votojnë dhe kanë votuar këtë projekt. Tash më duket krejtësisht e kot, që bëhen tentime të tilla, sepse gjithçka mundet të rezultojë të na lejnë neve pa atë xhami dhe asgjë tjetër jo. Tani nuk ka gjasa për ndryshim projekti sepse qytetarët e kanë votuar, jo besimtarët, por qytetarët”, ka thënë Rexhepi.
E së fundi për këtë xhami është diskutuar edhe leja e ndërtimit. Ajo leje ende nuk është dhënë nga Komuna e Prishtinës.
“Leja nuk është dhënë ende. Kjo çështje do të debatohet në nivel komunal. Neve na është premtuar që deri më datën 22-23 të këtij muaji do të përfundojë dhe ne po presim, pasi nuk kemi çka të bëjmë më. Që tri vjet po merremi me këtë projekt dhe tash e 5 muaj e kemi dorëzu në Komunë”, ka përfunduar Resul Rexhepi, duke potencuar se kjo nuk është “xhami personale e individuale”.
Rreth 30 qytetarë, përmes një organizimi në rrjete sociale, janë shprehur pro që ta kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë në Dardani të Prishtinës me planin aktual, pasi sipas tyre, ndërtimi nuk përkon me planin urbanistik të asaj pjese të kryeqytetit.
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...