Zyrtarë të koalicionit PAN thonë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme, me shumë gjasë të mërkurën. Ata thonë se tashmë i kanë siguruar votat e nevojshme të deputetëve dhe presin që edhe Qeveria të votohet në të njëjtën ditë.
Në anën tjetër, deputetë të LDK-së dhe të AKR-së thonë se nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, shkruan sot, gazeta Zeri.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet javën që vjen, më së largu ditën e mërkurë. Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN).
Një gjë e tillë, sipas tyre, është diskutuar edhe në takimin që presidenti Hashim Thaçi pati me të nominuarin për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme. Në këtë takim me presidentin, përpos Haradinajt, morën pjesë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...