Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës nga PAN-i, Zafir Berisha, qëllimin e Nismës për të formuar qeverinë me PDK-në, e arsyeton me votat e marruara nga qytetarët.
Berisha në një debat në “RTV Dukagjini”, e ka arsyetuar këtë me votat e marruara dhe me kandidatin e tyre për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, duke u shprehur që në asnjë moment nuk e ka përmendur “Fillimin e ri” apo siç tha “Fillimin e zi”.
Ai ka thënë se shtetin e kanë kapur PDK-ja, LDK-ja dhe AKR-ja. Ndërsa tha se për herë të parë Kadri Veselin e ka takuar dhe njohur në Parlament, ndërsa duke arsyetuar mos hyrjen në koalicion në vitin 2014 me PDK-në, ai tha se “me mujt edhe tani e dërgoj PDK-në në opozitë”.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...