Një adoleshente ka qëlluar për vdekje nënën e saj dhe më pas ka djegur shtëpinë, në përpjekje për të fshehur krimin.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në Morrison, Illinios në Shtetet e Bashkuara dhe rasti është konfirmuar edhe nga policia, transmeton portali arbresh.info
Anna Schroeder, 15 vjeç, pa krimit të bërë ka kërkuar ndihmë nga miku i saj, Rachel Helm, gjithashtu 15 vjeç, për të ndihmuar atë të pastrohej pas vrasjes së nënës së saj.

Pas krimit, Anna ka postuar një mesazh në llogarinë e saj nënën e saj në faqen e Facebook, duke shkruar: “Unë nuk e nëse tani më shikon, por nëse je duke më shikuar, dua që të dish se ti je mikesha ime më e mirë. Kam pasur aq shumë gjëra për të të thënë. Më vjen keq që s’kam qenë vajzë e sjellshme. Të dua shumë dhe kurrë nuk do të të harroj”.

Sipas dëshmisë të detektivit, David Sheridan, Anna ka kërkuar nga nëna e saj që të vendosë një peshkir në fytyrë dhe më pas e ka qëlluar në ballë.

Motivet e vrasjes ende janë të paqarta, ndërsa vajza është arrestuar nga policia dhe vazhdon të qëndrojë në paraburgim./Arbresh.info
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...