Vijon dominimi i motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar.
Pjesa e dytë e ditës, do të mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa grumbullime vranësirash të përkohshme do të ketë në zonat malore lindore.
Në të njëjtat kushte territori shqiptar paraqitet në mbrëmje dhe gjatë orëve të natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa nuk priten ndryshime të ndjeshme në orët e mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të mbetet rreth vlerës 38ºC.
Era do të fryjë e lehtë por deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1-2 ballë.
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë