SHBA-të dhe Katari njoftuan sot për arritjen e një marrëveshje dypalëshe për të luftuar kundër financimit të terrorizmit, në një kohë që Doha është akuzuar nga fqinjët për mbështetjen e dyshuar për grupet terroriste.
Njoftimi u bë nga ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, sheiku Mohammed ben Abderrahmane Al-Thani dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili zhvilloi një vizitë në Doha në kuadër të një ndërmjetësimi në krizën mes Katarit dhe Arabisë Saudite dhe aleatëve, raporton AFP.
“Sot, Katari është vendi i parë që nënshkruan me SHBA-të një program për luftën kundër financimit të terrorizmit”, deklaroi sheiku Mohammed.
“Ne ftojmë vendet që na vendosin një bllokim të bashkohen”, shtoi ai në një konferencë shtypi me Tillerson, i cili do të shkojë nesër në Arabinë Saudite në kuadër të turneut në rajon.
“Marrëveshja thekson përpjekjet e ardhshme që Katari mund të bëjë për riforcimin e luftës kundër terrorizmit dhe të përballet me probelemet e financimit të terrorizmit”, shtoi ai në një komunikatë.
Tillerson theksoi se marrëveshja përqendrohet në vendimin për të fshirë terrorizmin.
“Ky angazhim do të fillojë menjëherë në disa fronte”, shtoi ai.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i cili filloi turneun në Kuvajt, si ndërmjetësuese e krizës së Gjirit, do të takohet nesër në Jedah me homologët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit.
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...