Duket se Travis Scott është një i dashur xheloz dhe shumë protektiv. Reperi ka performuar në “Wireless Festival” në Londër, fundjavën që lamë pas, ku kanë performuar edhe ish-i dashuri i Kylie Jenner, Tyga.
Travis ka kërkuar që oraret të organizohen në mënyrë të tillë që e dashura e tij të mos ketë mundësinë në asnjë moment të përballet me Tyga-n.
Kylie fluturoi drejt Londrës, për të mbështetur Travis dhe u shoqërua nga motra Kendall dhe shoqja Bella Hadid.
Mesa duket, Travis Scott është shqetësuar edhe për këtë të fundit, duke kërkuar sërish që oraret e performancave të organizohen në mënyrë që Bella Hadid, të mos kishte mundësi të përballej me ish-të dashurin e saj, “The Weekend”, i cili do të ishte një nga performuesit.
Tashmë jemi mësuar, sa herë përmendet një nga vajzat e familjes Kardashian Jenner, do të këtë patjetër drama në mes! /TCH



Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...