Kombëtarja U-18 e Shqipërisë në volejboll për vajza u mund 3:1 (25:20, 25:20, 27:29, 25:15) nga Kosova, në takimin e vlefshëm për Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet prej disa ditësh në Prishtinë.
Një ndeshje që ka qenë me rivalitet dhe emocione në tri setet e para, ku vajzat kuqezi kanë rivalizuar dhe e kanë kërkuar fitoren, por vetëm në setin e tretë kanë mundur të dalin fituese nga fusha.
Për Shqipërinë kjo është humbja e tretë në po kaq takime të luajtura në këtë Ballkaniadë, duke luajtur mirë në përgjithësi, por mungon finalizimi. Gjithsesi, rasti për fitoren e parë mund të jetë sot, kur vajzat shqiptare do të përballen me Malin e Zi, në takimin e fundit në këtë turne (Shqipëria është mundur 3:0 në dy takimet e para, nga Turqia e Maqedonia).
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz