Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati duke folur për projektligjin e Gjykatës Speciale, të dorëzuar ne Qeverinë e Kosovës ka thënë se deputetet pritet ta marrin ligjin te hënën ose te martën. Ferati tha se nuk ka informata për ndryshimet eventuale ne ligj, por tha ai, di qe janë bërë disa ndryshime teknike.
I pyetur se kush e sponsorizon projektligjin, PDK apo LDK, Ferati tha se projektligji është i Kosovës, i nisur nga Qeveria, e mandej shkon ne parlament.
“Ky ligj nuk është partiak, – tha Ferati.
Deputeti i LDK’s tha se sa i takon votimit, Ligji mundet me ardhe ne Kuvend të enjten, meqë ka seance te rregullt, por mundet edhe te Premten, meqë nuk ka seancë të Rregullt.
Sa i takon votimit te deputetëve te LDK-së, Ferati tha se ka pasur disa deputetë që kane kërkuar qe ne ketë projektligj me u përfshi edhe zbardhja e vrasjeve politike te pasluftës . “Por unë nuk di ndonjë deputet qe ka deklaruar se nuk ka me e votu këtë projektligj, – tha Ferati
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...