Nota e Protestës e kërkuar nga grupi parlamentar i AAK-së, për shtetin e Sllovenisë, nuk është mbështetur nga Kuvendi dhe nga Qeveria.
Afrim Hoti, shefi i Departamentit të Shkencës Politike në Universitetin e Prishtinës, ka sqaruar për Klan Kosova, se çfarë nënkupton Nota e Protestës.
“Nota e protestës është akt i njëanshëm ndërkombëtar, përmes të cilit një shtet i shpreh pakënaqësinë një shteti tjetër për një veprim të caktuar’, ka thënë Hoti.
Ndërsa, profesoresha e marrëdhënieve Ndërkombatare, Margarita Kola, ka thënë se Nota e Protestës varet edhe nga arsyeja edhe çështja për të cilën dërgohet.
Të dy njohësit e këtyre çështjeve mohojnë se marrja e një veprimi të tillë do të ndikonte keq në marrëdhëniet e Kosovës me Slloveninë, sepse sipas tyre, ato tashmë ishin prekur me rastin e Haradinajt.
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...
Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game