Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është në mesin e atyre deputetëve të PDK-së që publikisht kanë dalë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Mirëpo, burime të Indeksonline kanë thënë sot se një numër i atyre deputetëve tashmë janë pajtuar që ta votojnë Specialen, pasi që në draft-ligjin e ardhur nga Bruskeli është hequr fjala “gjenocid”, si dhe nga mundësia që kjo gjykatë të themelohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Por, kjo duket se nuk vlen për Musliun e cila i tha Indeksonline se nuk ka ndryshuar mendje. “Jo, s’kam ndryshuar qëndrim”, ka thënë deputetja Musliu.
Mbetët të shihet se sa do të rezistoi Musliu deri më 26 qershor, në ditën kur Kuvendi do të votoi për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë votimit të ligjit që themelon Dhomat e Specializuara.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...