Ekspertët ushtarakë serbë të informuar mirë, pohojnë se shteti kroat është i gatshëm që të ofrojë ndihmë në trajnimin e ushtrisë së Kosovës.
Mediat serbe, ngrenë shqetësimin se Kroacia nuk do të kyçet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkrete në krijimin e ushtrisë së Kosovës siç ka paralajmëruar pretendenti për kryeministër Albin Kurti, por është e gatshme që të ofrojë ndihmë në trajnimin e saj, shkruan “Vecernje Novosti” serb transmeton gazeta metro.
Duke u thirrur në rrethet ushtarake dhe politike të informuar mirë në Zagreb, gazeta pretendon se Kroacia, megjithatë, nëse Perëndimi i jep dritë të gjelbër Prishtinës për transformimin e Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, do të ofrojë ndihmë, para se gjithash, në trajnim.
Këto burime thonë se Kroacia nuk do të përzihet në marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë, sidomos kur është fjala për çështjet e sigurisë dhe se do të pres të sheh se çfarë do të ndodh më tutje në rajon.
“Parimisht, bashkëpunimi ushtarak nuk është i përjashtuar. Gjithçka do të jetë si deri tani, pra ushtria kroate do t’i hap dyert për shkollimin e ushtarëve nga Kosova dhe kohë pas kohe do të organizojë edhe ushtrime”, ka thënë eksperti ushtarak i informuar mirë.
Ai ka shtuar se trajnimin e ushtarëve të Kosovës financon Kroacia, ndërsa parakusht është që ata të flasin gjuhën kroate.
“Flitet edhe për blerjen e pajisjeve ushtarake nga Kroacia, dhe më tepër se kaq nuk duhet pritur”, ka thënë ky ekspert, i cili përkujton se firmat kroate kanë punuar uniformat e Forcave të Sigurisë të tanishme të Kosovës.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...