Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se mirëpret kthimin e deputetit të Republikës së Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas ndalimit në Slloveni, e të cilin e ka quajtur veprim të bërë sipas një fletarresti politik dhe të pabazë të lëshuar nga shteti i Serbisë.
“Falënderoj institucionet e Republikës së Sllovenisë dhe instancat më të larta të shtetit mik për bashkëpunimin e menjëhershëm për t’i dhënë fund këtij ndalimi të pabazë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të zotëri Haradinajt”, ka thënë Jahajaga në Facebook.
Ajo ka premtuar se në javët në vijim do të bashkërendohet puna me të gjitha institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për të adresuar një herë e përgjithmonë çështjen e fletearresteve të pabaza që, siç ka thënë, po cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...