Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë në një intervistë për televizionin e Bosnjës “TV1” tha se Maqedonia dhe Bosnja mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën në aspiratat evropiane për në BE dhe NATO.
Në pyetjen se nëse Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina në njëfarë mënyre janë dëshmi se në rajonin e Evropës Juglindore shtet mund të funksionojnë si multietnike, Zaevi tha se nuk është e lehtë të menaxhohen dallimet, por politikanët duhet ta kuptojnë atë që është ndryshe.
Zaevi tha se pret shpejtë vizitë kthyese nga udhëheqësia e Bosnjës në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...