Lionel Messi ka kërkuar nga Barcelona t’i ndryshoj planet e tyre në këtë merkato të transferimeve.
Gjiganti katalunas dëshiron të nënshkruaj me yllin e Paris Saint Germain, Marco Verratti, transmeton portali arbresh.info. Por, skuadra në Liga 1 dëshiron të mbaj në skuadër yjet e saj duke refuzuar kështu gjigantin spanjoll.
Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera është gjithashtu duke u parë një lojtar shumë i rëndësishëm nga Barcelona pasi do të përshtatej mirë në planin B të skuadrës. Megjithatë, pas sezonit të shkëlqyer në Old Trafford vitin e kaluar, Manchester United refuzon ta shes atë.
Kjo ka detyruar Barcelonën të shikojë për alternativa të tjera dhe Messi nuk është i kënaqur me listën e tyre të shënjestrave.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që drejtorët e skuadrës në Nou Camp janë duke kërkuar yllin e Southamptonit, Oriol Romeu dhe dështakun e Tottenhamit, Paulinhon.
Romeu ka shkëlqyer në bregdetin jug qysh pasi iu bashku klubit nga Chelseat. Megjithatë, Paulinho ka zhgënjyer nga ana tjetër stafin e tij në Kinë.
Gazeta e lartpërmendur thekson që Messi është i shqetësuar që dyshja nuk posedojnë standardetet e kërkuara. Mësohet që ai preferon t’i dhurohet më shumë kohë në fushë lojtarëve si Andre Gomes, Rafinha apo Dennis Suarez.
Barcelona kishte një sezon zhgënjyes duke humbur titullin në La Liga ndaj rivalit të përbetuar Real Madridit./arbresh.info
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...