Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se nëse nuk ka ankesa më nga kandidatët për deputetë të partive dhe koalicioneve, atëherë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do shpallen nesër.
Por, Daka, ka thënë se stërzgjatja e madhe ka ndodhur edhe për shkak të sistemit të komplikuar, por më shumë për shkak të ankesave të kandidatëve për deputetë.
“Ne kemi një sistem të komplikuar zgjedhor, kemi një zonë zgjedhore, lista të hapura, vota me kusht, vota nga diaspora dhe të gjitha këto e vonojnë procesin, prandaj ky sistem zgjatet dhe stërzgjatet”, ka thënë Daka në Info Magazine.
“Megjithatë, ne nuk e kemi pritur të shkojë kaq gjatë. I shpallëm rezultate preliminare në afat rekord, por për shkak të ankesave dhe lojës ping-pong PZAP dhe Gjykata Supreme u zgjatë procesi shumë”.
“PZAP na ka obliguar që të rinumërojmë një numër të madh të kutive, po ashtu. Por, nëse nuk ka ankesa atëherë nesër mund t’i shpallim rezultatet përfundimtare. Nëse ka ankesa mund të shkojë deri ka fundi i javës tjetër për t’u certifikuar rezultatet, nëse vendos të ankohet Vebi Imeri kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet atëherë përsëri ankesa e tij duhet të shiqohet dhe vonohet procesi”, shtoi ajo.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...