Vladimir Putin ka firmosur dekretin presidencial për zgjatjen e sanksioneve, ndaj vendeve që kundërshtuan Rusinë dhe vendosën saksione ndaj saj, pas ngjarjeve në Ukrainë dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë.
Në dekretin që mban datën 30 qershor, Putin vendos zgjatjen e bllokimit deri më 31 dhjetor 2018, për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Kanadanë, Australinë, Norvegjinë, Ukrainën, Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën dhe Lihtenshtajnin, të cilave nuk u lejohet të çojnë në Rusi asnjë produkt bujqësor apo lëndë të para për industrinë.
Dekreti i Putinit është miratuar në datën 4 korrik nga kryeministri Medvedev, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë zgjatjes së sanksioneve ruse kundrejt Shqipërisë, sanksione këto që prekin kryesisht eksportin e produkteve bujqësore.
Kjo është hera e dytë, që kreu i Kremlinit vendos zgjatjen e dekretit të tij të parë të vitit 2014, i cili ishte një kundërpërgjigje e menjëhershme për vendet, të cilat u bashkuan kundër Rusisë dhe kundërshtuan aneksimin e Krimesë.
Ky vendim i Vladimir Putinit vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parashikuar të tjera sanksione ndaj Rusisë, të cilat prekin kryesisht kompanitë që kontribuojnë me furnizime me pjesë këmbimi, shërbime ose teknologji “drejtpërdrejt” për ndërtimin ose mirëmbajtjen e gazsjellësve rusë, shkruan TCH.
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...
Ish-përfaqësuesi i Sllovakisë: Në rast se Skriniar mungon, m...
Azemi (LDK): Njehsorët elektrikë masin kohën gabim – qytetar...