Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud raportohet se mund të rikthehet në Francë ku Marseille thuhet se është duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij.
E ardhmja e francezit te klubi në Emirates është vënë në dyshime pas arritjes së Alexandre Lacazettes këtë javë dhe koha e tij në fushë do të jetë edhe më e kufizuar gjatë sezonit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse nuk ka dyshime rreth dëshirës së tij për pozitë startuese, spekulimet tashmë janë ngritur duke sugjeruar që ai mund t’i bashkohet Marseilles për 28 milionë euro duke refuzuar klubet si Evertoni, West Hami dhe Lyoni.
Do të jetë vërtetë një vendim i vështirë për 30-vjeçarin, i cili dëshiron të vazhdojë qëndrimin te skuadra londineze dhe dëshiron të jetë pjesë e formacionit startues, veçanërisht në vitin e Kampionatit Botëror./arbresh.info
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes