Ministri amerikan i Mbrojtjes dënoi sot testin historik të një rakete ndërkontinentale të zhvilluar nga Koreja e Veriut, duke e cilësuar si provokim, duke insistuar mbi faktin se SHBA-ja duhet të kërkojë një zgjidhje diplomatike.
“Ne po përballemi aktualisht me këtë përshkallëzim të fuqishëm, këtë provokim, këtë shkelje ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara”, komentoi Jim Mattis, duke u shprehur për herë të parë publikisht për testin koreanoverior që u zhvillua të martën.
“Ne qëndrojmë në përpjekie diplomatike duke përfshirë aleatë dhe vende partnere”, vazhdoi ai.
Mattis ka vlerësuar se lëshimi i raketës nga Pheniani s’e rrit rrezikun për luftë mes Amerikës e Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut zhvilloi të martën me sukses për herë të parë një test me një raketë balistike ndërkontinentale që mund të arrijë të godasë Alaskë dhe që sipas Phenianit mund të mbajë një mbushje bërthamore.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...