Klubi i futbollit Borussia Dortmund njoftoi sot se 54.934 tifozë kanë ripërtërirë biletat sezonale për sezonin e ardhshëm 2017-18.
Siç thuhet, 99,88 për qind nga 55.000 pronarë të biletave sezonale nga viti i kaluar, ka vendosur që edhe këtë vit të blejnë biletën vjetore, derisa një gjë të tillë nuk e kanë bërë vetëm 66 tifozë.
Sezonin e kaluar biletën vjetore nuk e kishin ripërtërirë 84 tifozë të Borussia, ndërsa një vit më herët ky numër ishte 93, shumica prej tyre për arsye private, ose ndërrimit të vendbanimit, thuhet në kumtesë.
Borussia Dortmund ka shikueshmëri të madhe të ndeshjeve në terrenin vendor (79.712), pasuar nga Barcelona (77.944) dhe Mançester United (75.290).
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...