Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për kthimin në rigjykim të rastit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe 5 ish- zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, ka reaguar grupi i Qytetarëve Aktivë “Për Prizrenin”.
Në një komunikatë për media, ky grup ka deklaruar se kthimi në rigjykim i rastit Muja “me shokë” është shmangie nga drejtësia.
Më poshtë e keni reagimin e plotë të tyre:
Të bashkangjitur gjeni komunikatën / reagimin e grupit të Qytetarëve Aktivë “Për Prizrenin”, lidhur me aktvendimin e Gjykatës së Apelit, për kthimin në rigjykim të rastit të Ramadan Mujës dhe ish-vartësve të tij.
Rigjykimi i Ramadan Mujës ‘me shokë’, për shmang’je nga drejtësia!
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit për të kthyer përsëri në ri-gjykim rastin “Muja&Co.” është i njejtë me atë të mëparshmin, i padrejtë dhe i papranueshëm. Kthimi në ri-gjykim me arsyetimin e shkeljes së procedurave në relacionet mes Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore është krejtësisht absurd, dhe irrelevant sa i përket kontestimit të veprave penale të të pandehurve: Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci. Shkeljet e pretenduara të Gjykatës së Apelit nuk amnistojnë aspak abuzuesit e detyrës zyrtare me në krye Ramadan Mujën, sepse veprat penale të kryera nga ta janë të pakontestueshme, faktike dhe të pamohueshme.
Ky vendim i Gjykatës së Apelit, bashkë me zvarritjen e procesit për 3 vjet, përveç se ia ka mundësuar Ramadan Mujës përfundimin e mandatit, ngrit dyshime edhe për të dënuarit e tjerë të cilët për veprat kriminale të kryera nuk po i marrin pasojat sipas ligjit. Duke pasur parasysh që këta persona kanë pozita të ndryshme politike, kthimi në rigjykim, përbën akt skandaloz dhe lë hapsirë për dyshime serioze për mundësinë e lirimit të tyre nga e përgjegjësia para ligjit, dhe kësisoj edhe vazhdimin dhe mundësinë e ushtrimit të funksioneve publike për ta.
Ne konsiderojmë që procesi gjyqësor ndaj Ramadan Mujës nuk është vetëm çështje juridike, sepse që nga fillimi nuk është trajtuar si i tillë. Institucioni i kryetarit të komunës dhe të gjithë vartësve të tij, ka humbur legjitimitetin që nga data 13 mars 2014. Një gjë është e qartë, askush, asnjë proces, i çfarëdo lloj natyre, nuk mund t’ua kthej legjitimitetin dhe kredibilitetin personave të lartpërmendur. Ata janë dhe do të mbeten vrima e zezë e qytetit të Prizrenit, qytetarët e të cilit i lanë pa përfaqësim dhe qeverisje lokale.
Qytetarët Aktivë #përPrizrenin
5 Korrik 2017
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...