56-vjeçari Feçor Biçaku nga Qyteti i Lushnjes ka tentuar të mbysë me litar gruan e tij 52-vjeçarën me iniciale F.Biçaku rreth orës 18:30 të ditës së djeshme pasi kishte kërkuar që t’i shërbehej darka, por në atë orë nuk ka pasur asgjë të gatuar.
Siç raporton “Panorama”, ky ka qenë shkaku i nisjes së sherrit dhe kjo ka bërë që ai ta godiste gruan e tij me shpullë e ta fyente, duke humbur kontrollin mbi veprimet e tij
Ai ka rrëmbyer një litar që ka gjetur në korridor dhe më pas e ka lidhur atë prej fyti. Kunata e çiftit e cila ka dëgjuar lutjet për ndihmë, fatmirësisht ka reaguar në kohë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Kur ka mbërritur në banesë ajo e ka gjetur gruan me litar në fyt dhe i është lutur bashkëshortit të saj që ta lëshonte. Vetëm atëherë ai është kthjelluar dhe i ka hequr duart nga litari e më pas është larguar nga banesa pa folur asnjë fjalë.
Gruaja është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës. 56-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”.

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...