Dentistët tregojnë se përdorimi i ujit të aromatizuar për shpëlarjen e dhëmbëve nuk është aspak i shëndetshëm dhe ju rrezikoheni nga probleme serioze.
Duke qenë se ky lloj uji përmban shumë acide, kjo mund të ndikojë direkt në prishjen e smaltit tuaj. Por uji që përmban shumë pak flluska dhe më pak acid sesa soda, rekomandohet të përdoret në një masë të caktuar. Dr. Edmond R.Hewlett, zëdhënës i Shoqatës Amerikane Dentare ka thënë se përdorimi i vazhdueshëm i ujit aromatizues mund të dëmtojë seriozisht smaltin tuaj të dhëmbëve.
Megjithëse nuk ka ende shumë të dhëna në këtë aspekt, diçka është e sigurt që dhëmbët janë shumë të ndjeshëm ndaj ujërave aromatizues. Kjo ndodh edhe për shkak se një pjesë e konsiderueshme e ujërave aromatizues që shiten farmacive dhe supermarketeve, kanë një përmbajtje shumë të lartë të acidit, i cili dëmton në mënyrë direkte smaltin.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...