Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të vzitojë Gjermaninë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve G20, i cili do të mbahet në Hamburg, raporton (AA).
Në një deklaratë nga zyra e shtypit e Presidencës së Turqisë njoftohet se Erdoğani do të marrë pjesë në Samitin e 12-të të Liderëve G20, i cili do të organizohet në qytetin Hamburg në datat 7-8 korrik.
Në deklaratë thuhet se Samiti G20 është një mundësi e mirë për rishikimin e punës së bërë për rritjen e fuqishme, të qëndrueshme, të balancuar dhe gjithëpërfshirëse, të cilat janë ndër çështjet kryesore të axhendës globale.
Në deklaratë ku theksohet se diskutimi i temave si tregtia ndërkombëtare, zhvillimi, punësimi, shëndetësia, ndikimi ekonomik dhe social i digjitalizimit, ndryshimet klimatike, luftimi i terrorizmit dhe kriza e refugjatëve do ta rris rëndësinë e këtij samiti, thuhet se samiti po ashtu do të sjellë mundësinë e ndarjes së mendimeve të Turqisë nga presidenti Erdoğan për axhendën globale dhe rolit të samitit G20.
Po ashtu njoftohet se në kuadër të këtij samiti planifikohet që presidenti turk Erdoğan të zhvillojë takime me disa liderë dhe zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...