Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku (57 kg) ka bërë mrekullinë e radhës, e cila është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian për të reja në boks.
“Donjeta Sadiku edhe një herë tregoi se nuk është rastësisht kampione. Donjeta boksoi në çerekfinale në luftë për medalje kundër francezes shtatlartë Victoire Piteau.
Donjeta bombardoi francezen me goditje te njëpasnjëshme, duke e sulmuar gjatë tri raundeve dhe francezja u ndëshkua me vërejtje publike nga gjyqtari. Donjeta siguroi medaljen e bronztë dhe në gjysmëfinale do të boksoi ndaj hungarezes, Angela Nagy”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i FBOXK-së.
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami