Sevilla është e vendosur për të shfrytëzuar disa nga fondet e mbledhura nga shitja e Vitolos për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Stevan Jovetic.
Sipas raporteve në Spanjë, andalucianët janë të vendosur për të finalizuar transferimin prej 12 milionë euro për reprezentuesin e Maqedonisë pas përfundimit të shitjes së anësorit 27-vjeçar për 40 milionë euro te Atletico Madridi, transmeton portali arbresh.info.
‘Los Rojiblancos’ raportohet se kanë hequr dorë nga Jovetic pavarësisht dëshirës për të sjell atë sërish në skuadër pas gjashtë muajve në formë huazimi, ku ata nuk ishin të përgatitur për të paguar opsionin prej 15 milionë euro që kanë pasur.
Megjithatë, dy klubet duket se kanë ardhur në një zgjidhje të kënaqshme për të siguruar rikthimin e Jovetic në Estadio Sanchez Pizjuan./arbresh.info
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme
Voton Ramush Haradinaj, shoqërohet nga Nëna Rukë
Përveç Kosovës, sot votohet edhe në Armeni dhe Peru
KQZ nis publikimin e të dhënave, ky është numri i qytetarëve...