Policia e Maqedonisë do të jetë krah për krah policisë së Shqipërisë në rajonin e Sarandës. Grupi i parë tashmë ka arritur në Shqipëri.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë drejtori i policisë së komunikacionit të Shqipërisë, Mitat Tola, duke shtuar se policia shqiptare tashmë është në Ohër dhe në një pjesë të Strugës.
Policët e Maqedonisë qëndrojnë në Sarandë pasi që një numër i madh turistëve nga Maqedonia e vizitojnë bregdetin jugor të Shqipërisë. Ndërkaq, tashmë tetë vite me radhë, në Shqipëri patrullojnë edhe policët e Kosovës, të angazhuar për kontrolle komunikacioni në rajonin Durrës-Kukës-Morinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kurti emërton Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekono...
Gjykata refuzon paraburgimin, cakton arrest shtëpiak për 7 t...
Shpërthen vullkani në Indonezi, tre alpinistë të vrarë
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...