Aleanca për Shqipërinë Europiane po zhvillon në sheshin “Nënë Tereza” mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të kandidatit të saj Eroj Veliaj.
Kryeministri Rama tha në fjalën e tij se kjo fushatë nuk ka për qëllim marrjen e një mandati të radhës, por të bindë qytetarët që të votojnë drejtimin e duhur.
“Ju them me vetëdije dhe përulësi që ne nuk jemi në këtë fushatë për të rrahur gjoksin e të bëjmë marshimin e sukseseve. Unë e Ilir Meta nuk jemi në këtë fushatë për të bërë paradën e qeverisjes. Jemi këtu për t’u treguar njerëzve pse duhet të na besojnë neve, rëndësinë e votës së tyre dhe arsyet pse duhet të na votojnë neve.
Sigurisht shkaku i parë është që më 21 qershor me votën tuaj vuloset riorganizimi i pushtetit vendor. Nga organizimi me 400 bashki e komuna, pra një territor të copëtuar, në një vend të mirëorganizuar.
Pse duhet të votoj në 21 qershor? Arsyeja është shumë e rëndësishme. Jemi shumë të vetëdijshëm që kemi ende shumë për të bërë. Çdo shqiptar që nuk ndikohet nga arsyetimet e PD-së e kupton se ne po bëjmë shtet. Ne do vazhdojmë në këtë drejtim për t’ia arritur këtij qëllimi të madh. Më 21 qershor shtetin modern do ta bëjmë bashkë. Kjo nuk është një përpjekje e radhës për një mandat të radhës, por një përpjekje për të bërë ndryshimin e madh.
Arsyeja tjetër është një arsye që ne jemi shumë krenar. Kemi marrë një vendim me rëndësi historike. Një vendim me fuqi të jashtëzakonshme emancipuese. Gratë dhe vajzat e këtij vendi duhet të vendosin e të votojnë për të çuar në krye të vendit 50% gra në nivelin e dytë të qeverisjes. Çdo vajzë me të drejtë vote duhet të shkojë të votojë e do ta mbajë mend tërë jetën se ishte në një moment vendimtar të vendit tonë.
Dhe arsyeja tjetër që nuk duhet të merret si propagandë. Është familja jote. Çdo gjë që ka nevojë familja jote lidhet jo vetëm me shtëpinë tënde, por edhe me komunitetin. Sapo del nga dera e shtëpisë fillon marrëdhënia me bashkinë….”
veliaj120:00 – Aleanca për Shqipërinë Europiane po zhvillon në sheshin “Nënë Tereza” mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të kandidatit të saj Eroj Veliaj.
Në fillim ata që morën fjalën ishin aleatët e koalicionit të majtë, Paskal Milo dhe kreu i FRD-së Bamir Topi. Ky i fundit theksoi se e vlerëson lart kandidatin e ASHE-së për bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliajn.
“Ne do të fitojmë në çdo zone. Ne do të fitojmë jo vetëm në 11 njësitë e Tiranës së vjetër, por do fitojmë bindshëm në të gjitha zonat e Tiranës së re. Jam i lumtur që koalicioni ynë është përtej të majtës dhe të djathtës. Ky është një qytet që nevojë përtej të majtës e të djathtës. Do të punojmë duke filluar nga e hëna e çdo ditë për 4 vitet e ardhshme.
Tirana e 4 viteve të fundit ka qenë një qytet që nuk ofronte mundësi të barabarta, por u jepte mundësi vetëm të paaftëve për shkak të teserës. Tirana nga etalon, është sot standardi më i ulët. Jemi sot këtu për të thënë që duam një Tiranë si ajo e Edi Ramës që është shembull për çdo bashki tjetër.
Do t’i japim qytetit një dalje tjetër duke e lidhur Tiranën me Rrugën e Arbrit. Unazat e reja ta lehtësojnë trafikun. Të vlerësojmë kulturën e vjetër të Tiranës. Nuk vijmë për revansh, por t’i japim Tiranës hapësira. Vijmë të përfundojmë projektin e liqenit të Tiranës, për Parkun Olimpik. 13 komunat e reja që i bashkohen Tiranës, nuk janë barrë, por një mundësi që i shtohen Tiranës”, tha Veliaj.
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna