Drejtuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tarnava, në emisionin “Forum” në TV Rrokum ka folur për shqiptarët që i janë bashkuar Shtetit Islamik e që po luftojnë përkrah xhihadistëve në Siri e Irak, si dhe për kërcënimet e tyre ndaj shteteve të Ballkanit.
Ai ka thënë se këto kërcënime i sheh ashtu siç është duke i parë çdo shqiptarë. Sipas tij, njerëzit që janë duke luftuar në ISIS nuk kanë të bëjnë asgjë më Islamin.
“Islami është i pastër. Islami nuk thotë se të vriten njerëz të pafajshëm. Islami është kundër dhunës e kundër terrorit dhe krimit. Islami është i pastër. Mirëpo, ata janë duke e keqpërdorur atë. Këtë po e bëjnë nisur nga mashtrime dhe injoranca e tyre, ose edhe nga parat e majme që marrin. Ajo luftë nuk është e shenjtë edhe ajo luftë është kundër islamit”, ka thënë Tërnava.
Për deklaratat e tij në 626-vjetorin e vdekjes se Sulltan Muratit të Parë, se “Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese”, ai thotë se mediat i keqinterpretuan fjalët e tij. Por, ka hezituar të japë përgjigje nëse osmanët ishin pushtues apo çlirues!
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...