Në intervistën që dha për “France 24”, Kryeministri Rama shprehu besimin se ketë vit do të çelen bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne presim që bisedat me BE-në të nisin këtë vit. Nuk do çuditesha edhe po të mos fillonin. Jo sepse nuk i bëmë ne detyrat e shtëpisë, por sepse nuk mund të mbështetesh shumë te BE për sa i përket angazhimeve me vendet si Shqipëria. Megjithatë, në fund të fundit ajo që mendoj unë që është e rëndësishme: është që ne të vazhdojmë në këtë drejtim dhe me këtë vizion drejt BE-së. Pasi ne jemi edhe shteti më eurocentrik në rajon”, tha Kryeministri.
Rama u shpreh se për disa Europa është thjeshtë financa, ndërsa për Shqipërinë është projekti më i qëndrueshëm i paqes.
“BE është në fakt ai që na mban ne për sa i përket frymëzimit tonë. Nëse BE do të largohet nga ëndrra që ne kemi sigurisht që do të shohim alternativa të tjera, çfarë do të dalin. Mund të ndodhe nëse BE është thjesht taktikë”, u shpreh Rama.
Kryeministri i tha gazetares franceze se ekonomia është në rritje në Shqipëri, dhe këtë vit po luftohet fuqimisht kultivimi i kanabisit.
“Kemi pasur një kthesë këtë vit për situatën e kanabisit, kemi pasur një ulje dramatike. Unë kam besim që në fund të vitit ka për të qenë histori”, tha Rama, shkruan Top Channel.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4