Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin para mbledhjes së përgjithshme të AK Partisë në Ankara, porositi se nuk do të lejojë që tentativa për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar të kalojë në harresë, as fajtorët të kalojnë pa u ndëshkuar.
“Sigurisht se nuk do të lejojmë që tentativa për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 të harrohet, as që do të lejojmë që të harrohet. Nuk do të lejojmë që tradhtia të futet nën qilim, as të pengohet thirrja e përgjegjësisë së tradhtarëve të cilët kryen këtë poshtërsi”, theksoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke rikujtuar tentimin e grusht shtetit të vitit të kaluar në vendin e tij.
Erdoğan po ashtu rikujtoi edhe rëndësinë e atyre që atë natë u ngritën në mbrojtje të shtetit dhe në këtë rrugë dhanë jetën.
“Nuk do të harrojmë përgjegjësinë ndaj miliona njerëzve që atë natë me çmim të jetës dolën në rrugë dhe sheshe. Nuk do të harrojmë përgjegjësinë ndaj dëshmorëve dhe veteranëve”, theksoi presidenti turk.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...