Përfaqësuesi i delegacionit parlamentar BE-Shqipëri, Eduard Kukan, deklaroi se Parlamenti Evropian do të ndjekë me shumë vëmendje organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, numërimin e votave dhe çdo aspekt tjetër që ka të bëjë me lirinë dhe demokracinë e një procesi zgjedhor.
Në një intervistë për Top Channel Kukan deklaroi se zgjedhjet vendore do të kenë një ndikim të madh në vendimet e mëvonshme për çështjen e negociatave. Përfaqësuesi i BE-së u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur.
Kukan foli edhe për disa parregullsi të ditëve parazgjedhore duke thënë se, është në dijeni të tyre por në përgjithësi, ai e cilësoi përgatitjen e zgjedhjeve si të përgjegjshme.
“Kam dëgjuar për ca ankesa, por, në përgjithësi, kam dëgjuar se zgjedhjet po përgatiten në mënyrë të përgjegjshme. Do të ketë shumë vëzhgues, mbi 200 në ditën zgjedhore dhe më pas do jenë vëzhguesit e trupit diplomatik. Mendoj se për shkak të situatës specifike të Shqipërisë, zgjedhjet do të ndiqen me vëmendje nga Brukseli, por edhe më shumê nga vetë institucionet në Shqipëri”, u shpreh Kukan.
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...