Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që në asnjë mënyrë të mos hyjë në koalicion me PAN-in.
Burime të Gazetës Blic kanë theksuar se gjatë takimit te sotëm të Grupit Parlamentar të LDK-së ku kanë marrë pjesë edhe disa nga anëtarët e Kryesisë është marrë vendim për hapat e mëtutjeshëm të kësaj partie në lidhje me formimin e institucioneve.
Në këtë takim ështe thënë se nuk do të hyjnë në asnjë koalicion me PDK- AAK- NISMA. “Është marrë vendim se me asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në koalicion me PAN-in”.
Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se ai nuk ka qenë pjesë e këtij takimi. Gjatë ditës së sotme është mbledhur edhe Aleanca Kosova e Re që është koalicion ne LDK-në.
Edhe kjo parti është njëzëri që nuk do të ketë koalicion me PDK. Ndërkohë, nga PAN vazhdojnë të thonë se i kanë numrat për formimin e qeverisë. Madje, sipas tyre Qeveria do të formohet brenda pak javësh. Deputeti i PAN-it, Daut Haradinaj tha dje se para datës 20 korrik do të formohet qeveria. Sipas tij, Qeveria Haradinaj të paktën do ti marrë 65 vota.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...