Nën kampionët e Shqipërisë, Partizani nga Tirana ka dëshpëruar tifozët e tyre.
Kryeqytetasit kanë qenë mikpritës të skuadrës bullgare Botev Plovdiv dhe kanë pësuar humbje në ndeshjen e parë.
Në fund të ndeshjes rezultati ishte 1-3 në të mirë të ekipit bullgar.
Xhevahir Sukaj kaloi vendasit në epërsi pas pesë minutave lojë pas asistimit nga Idi Batha.
Kossoko barazoi shifrat për mysafirët pas 22 minutave lojë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Nedelev kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 62-të.
Autori i golit të parë, Kossoko i dha goditjen përfundimtare Partizanit duke shënuar për 1-3 në minutën e 88-të.
Kësisoj Partizani do ta ketë tejet të vështirë kalimin e raundit të parë në Ligën e Evropës pasi ndeshja e kthimit zhvillohet në Bullgari.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje