Gwyneth Montenegro, është një ish-prostitutë amerikane, e tërhequr para tre vitesh nga seksi me pagesë. Në 15 vite karrierë, Gwyneth ka bërë një jetë të shfrenuar, të dominuar nga droga, seksi dhe alkooli.
Tashmë ajo ka vendosur të bëjë publike historinë e saj, duke publikuar një libër në të cilin tregon se ka shkuar me më shumë se 10 mijë meshkuj, (10.091 për saktësi) dhe se ka nisur të prostituohej pasi u përdhunua në moshën 18 vjeçare.
“Isha shumë naive dhe kur pashë një njoftim për balerinë në lokale, u interesova direkt. Natën e parë të punës u deha dhe fitova 1000 dollarë. Mendoja se ishte diçka e pabesueshme. Për herë të parë kisha besim në vete. Më tej nisa të prostituohem në Melbourne dhe klientët e mijë ishin të sërës së lartë, avokatë, muzikantë dhe politikanë. Në atë periudhë pija kokainë, shampanjë franceze dhe jeta ime ishte e shfrenuar. Pikërisht ai stil shkatërrues jete më shtyu të shkruaja një libër”, tregon Montenegro.
Ajo shton se pas përdhunimit, seksi me pagesë ishte vetëm një rrugë arrati./Arbresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin